Një 34-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia në aksin Tepelenë-Fier pasi u kap duke transportuar me makinë emigrant të paligjshëm.
Në pranga ka rënë Alion Haxhi, i cili u ndalua për kontroll në rrethrrotullimin e Levanit. Sipas policisë, 34-vjeçari në makinën tip Toyota, të cilën e kishte marrë me qira, iu gjetën 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.
Tashmë ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./Opinion.al