Aktualitet

Mjeku i arrestuar tek Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore, ka pësuar…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 26/09/22 |
Opi Nion

Mjeku Fitim Marku i arrestuar disa ditë më parë te Spitali i Traumës për korrupsion ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se mjeku ndodhet në spital, pasi ka pësuar ishemi cerebrale.

Po nga spitali pritet që Markut t’i komunikohet masa e sigurisë.

Fitim Marku u arrestua pasi u kap duke marrë ryshfet. Pamjet e arrestimit të tij nga oficerë me maska dhe shoqërimi me uniformë në furgonin e policisë u bënë virale në rrjet dhe sollën mjaft reagime.

Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë në një reagim tha se mbështesin çdo veprim të organeve ligjzbatuese për hetimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje të kryer nga kushdo gjatë ushtrimit te detyrës, por shprehën shqetësim për mënyrën denigruese të ndalimit të mjekut.

Sipas tyre, pamje të tilla, të bëra publike, ku mjeku me uniformë shoqërohet nga policë të maskuar nuk janë parë as në rastet e ndalimit të kriminelëve të rrezikshëm apo zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion të përmasave të mëdha./Opinion.al

Pas