Te Fundit

Mbyllja e kolegjit turk/ Nxënësit në protesë, marshim para kryeministrisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 26/09/22 |
Opi Nion

Mëngjesin e sotëm nxënës të shkollës “Mehmet Akif” janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ku po protestojnë lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave për mbylljen e kolegjit.

Me pankarta në duar nxënës dhe prindër si dhe përfaqësues të shkollës kundërshtojnë vendimin e qeverisë për mbylljen e institucionit arsimor.

Sakaq, një prej nxënëseve i bëri thirrje ministres që të tërhiqet dhe të japë dorëheqjen.

“Nëse nuk jeni në gjendje të mbani këtë post, hiqni dorë. Sot unë jam një maturante dhe po rrezikoni shkollimin tim. Mos mendoni se do të dorëzohemi. Ku jeni sot zonja Evis Kushi? Dil para nesh. Boll me këto përralla që thoni në Tv. Ju bëjmë thirrje dhe jepni dorëheqje. Dilni poshtë dhe na jepni përgjigje, kaq kisha”, tha një prej nxënësve.

Pasi protestuan para Ministrisë së Arsimit, nxënësit nisën marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën e tyre.

Katër ditë më parë, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”.

Ndërkohë, një ditë pas vendimit të qeverisë, reagoi dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila pohoi se arsyeja që ishte mbyllur shkolla, ishte për faktin se kolegji ishte transferuar në një godinë për të cilën nuk ishte marrë leje dhe se nuk plotësonte standardet.

Pas