Miriam Cani gjatë shtatzënisë u zhduk nga jeta publike, por për herë të parë ka treguar barkun e saj të fryrë. Këngëtarja i është rikthyer jetës pranë familjarëve të saj në Gjermani, pasi “sekretin” e pamjes në ditët e fundit të shtatzënisë ia ka zbuluar i ati. Këngëtarja Miriam Cani dhe kantautori Alban Skënderaj, janë në pritje të vajzës së tyre të parë.