Politikë

Meta: Të parët në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:34 - 22/01/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vendet e sapo dala nga lufta.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Meta thekson se bazuar në të dhënat e Euorostat per vitin 2019, Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto, në krahasim me të gjitha vendet e Ballkanit.

“Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.  Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.  Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin”, shkruan Meta./Opinion.al

 

 

Pas