Kryesore

Meta ironizon Ramën: Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon…


               Publikuar në : 18:53 - 12/09/19 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ai do që ti jap Urdhrin e Skënderbeut”, ndërsa ai kërkon “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!

“O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”,-shkruan Meta.

Reagimi i Metës vjen pasi ditën e sotme mazhoranca rrëzoi 8 dekretet e presidentit, gjithashtu PS rrëzoi dhe kandidatin e propozuar nga presidenti për kreun e KLSH.

Në lidhje me rrëzimin e dekreteve dhe kandidatin për KLSH reagoi zëdhënësi i Presidencës, i cili iu kundërpërgjigj ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila sulmoi Presidentin nga foltorja e Kuvendit, duke i bërë thirrje të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor.

Po ashtu, Blushi reagoi dhe për deklaratat e bëra nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili  tha sot në Kuvend se kandidaturat e Metës për kreun e KLSH janë të papërshtatshme. Në lidhje me këtë deklaratë, Blushi është shprehur përmes ironisë se Balla ka të drejtë që i quan kandidaturat e Metës të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash./ Opinion.al E.Xh.

Pas