Politikë

Kryemadhi takon ambasadorin gjerman:Pa drejtësi të pavarur, s’ka investime


               Publikuar në : 19:28 - 12/09/19 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim m e ambasadorin e ri gjerman, Peter Zingraf. Gjatë këtij takimi, Kryemadhi ka shprehur mirënjohje për investimet e bëra nga Gjermania në Shqipëri përmes Bankës Gjermane për Zhvillim, kfW dhe projekteve zhvilluese nga GTZ.

Kryetarja e LSI, ka theksuar në këtë takim se Shqipëria duhet të dalë sa më shpejtë nga kriza politike, dhe t’i hap vend integrimit për në Bashkimin Europian.

Po ashtu, Kryemadhi ka vlerësuar kontributin e Gjermanisë për procesin e reformës në drejtësi, ndërsa shton se kjoreformë duhet të zbatohet në kuadër të Kushtetutës së vendit.

“Të majtë e të djathtë duan që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Integrimi në BE është i rëndësishëm për familjet shqiptare, pasi do të shtojë mundësitë për punësim të mirëpaguar, do të rrisë cilësinë në arsimim dhe shëndetësi, e do të përmirësojë standartet e jetesës në Shqipëri. LSI ka objektiv të saj Integrimin e Shqipërisë në BE. Pa sistem drejtësie të pavarur, nuk ka investime të huaja. Pa investime të huaja, nuk ka punësim. Pa mundësi punësimi, nuk ka të ardhme për rininë e cila po largohet nga vendi duke emigruar dita-ditës. Ndaj LSI kërkon që Reforma në Drejtësi të vazhdojë përpara me integritet ashtu siç është shkruar në Kushtetutë, e cila është miratuar unanimisht nga 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend”, ka thënë Kryemadhi./ Opinion.al E.Xh.

Pas