Aktualitet

Foto/Ja si do të duken kartëmonedhat e reja që do të hidhen në qarkullim


               Publikuar në : 20:09 - 12/09/19 |
xhu lia

Ditën e sotme Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka bërë prezantimin e serisë së re të kartëmonedhave shqiptare.

Sipas tij kjo seri e re e tyre do të hidhet në treg shumë shpejt, ndërkohë që do të vijojnë të jenë edhe ato ekzistuese. Kartëmonedhat që janë aktualisht në treg të tërhiqen nga Banka e Shqipërisë në mënyrë graduale dhe do të mbeten vetëm të rejat.

“Monedha përbën element të rëndësishëm të identitetit kombëtar të shqiptarëve.  Ajo ka si synim pasqyrimin e historisë së Shqipërisë, duke treguar portretet më të ndritura të kombit shqiptar. Në to përfshihen  përmban të gjitha periudhat historike, që nga lashtësia. Seria që prezantojmë sot përbën seri të re. Monedha shqiptare do vijë me pamje të re. Më 30 shtator do të hidhen prerje të reja. Dizanji i ri garanton siguri dhe cilësi më të lartë. Tematika e kartëmonedhave nuk kanë ndryshuar, por kanë ndryshuar konfigurimi. Kartëmonedhat do të kenë kurse ligjor,”-është shprehur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë./Opinion.al/

 

Pas