InstaBIZ

Ja si është gjendja e komedianit Kevin Hart pas aksidentit


               Publikuar në : 19:15 - 12/09/19 |
xhu lia

Në fillim të këtij muaji komediani i njohur Kevin Hart u përfshi në një aksident të rëndë. Ai ishte duke udhëtuar me dy persona të tjerë kur humbën kontrollin e makinës dhe për këtë arsye pësoi dëmtime në kurriz.

Aktori dërgua menjëherë në spital ku iu nënshtrua trajtimeve të specializuara si edhe një ndërhyrje. Sipas mediave të huaja, aktualisht gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe mësohet se Hart ka dalë nga spitali.

“Ai është shumë mirë dhe nuk ka nevojë të marrë shumë ilaçe kundër dhimbjeve. Gjithashtu bashkëshortja e tij po i qëndron shumë pranë”,-kanë thënë burime pranë tij për mediat.

Ndonëse ka dalë nga spitali ai ndodhet në qendrën e fizio-terapisë ku do të qëndrojë përreth  një javë, gjithnjë duke patur parasysh ecurinë e përmirësimit të tij./Opinion.al/

Pas