Bota

Mediat në Korenë e Jugut: Kim Jong-un ka rënë në koma, e motra në pushtet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 24/08/20 |
Opi Nion

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un dyshohet të jetë në koma dhe në drejtimin e Pyongyang-ut do të vendoset motra e vogel, Kim Yo-jong.

Ato që japin lajmin janë mediat koreano-jugore që citojnë Chang Song-min, një zyrtar dhe bashkëpunëtor i ish-presidentit të Seulit, Kim Dae-jung.

Ditë më parë ishte njoftuar se diktatori i kishte deleguar disa nga përgjegjësitë e tij të motrës, Kim Yo-jong “për të lehtësuar stresin”, shkruan Tgcom.

“Jam i bindur që është në komë, por nuk ka vdekur: pasimi i postit nuk është kryer ende, pra Kim Yo-jong vjen në pushtet sepse nuk mund të ketë një boshllëk të gjatë të pushtetit”, ka thënë Chang Song-min.

Kujtojmë se edhe disa muaj më parë media të ndryshme në botë folën për gjendje të rëndë shëndetësore të diktatorit Korean e madje hodhën edhe dyshime për vdekjen e tij. Por më pas mediat e Koresë së Veriut nxorën video që tregonin Kim Jong-un në takime me qytetarë. Megjithatë prej kohësh flitet që gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë./Opinion.al

Pas