Aktualitet

Më pak lindje e vdekje në 3 mujorin e tretë në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:39 - 14/11/22 |
Opi Nion

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, 6.172 foshnje kanë lindur në Korrik, Gusht, Shtator, shifër kjo 19,6% më e vogël se e një viti më parë. Pothuajse me të njëjtin trend kanë rënë edhe vdekjet, të cilat shënojnë 19,8 % rënie.

Por në këto tre muaj, janë regjistruar me shumë lindje se vdekje, duke bërë kështu që shtesa natyrore e popullsisë të jetë pozitive me 1.042 lindje më shumë se sa vdekje. Ndërsa në 11 qarqe u regjistrua ulje e numrit të vdekjeve.

Në tremujorin e tretë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.172 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 90 lindje. 6 qarqe kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë dhe 6 negative.

Kryeqyteti është i pari në listën e shtesës natyrore, me 928 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 139 vdekje më shumë se sa lindje.

Rënia më e vogël e lindjeve regjistrohet në Berat, ndërsa Kukësi ka numrin më të ulet të vdekjeve. Shqipëria ka sot një moshë mesatare 38.2 vjeç nga 35 vjeç që ishte në vitin 2014 dhe bën pjesë në grupin e vendeve me popullsi të re në moshë. Mesatarja e vendeve europiane është 44 vjeç./ Tv Klan

Pas