Aktualitet

Me 30 emigratë të paligjshëm në furgon, 25-vjeçari tenton t’i ikë policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:29 - 18/10/20 |
Al Do

Një 25-vjeçar, i quajtur Renato Çela, ka përfunduar në pranga pas ndekjes nga policia në Maliq të Korçës.

Ai ishte duke transportuar 30 emigrantë të paligjshëm me furgon por është pikasur në rrugën Devoll-Maliq nga forcat e policisë.

Forcat e Policisë, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, brenda të cilit janë konstatuar 30 emigrantë të paligjshëm.

Aventura e 25-vjeçarit nuk do të zgjaste shumë pasi ai u arrestua disa momente më pas.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore. /Opinion.al

Pas