Aktualitet

Mbreti i Jordanisë në Kosovë: Po nis Lufta e III Botërore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:48 - 17/11/15 |
b.f

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein në një konferencë për media gjatë vizitës që po zhvillon në Kosovë ka thënë se është i lumtur me përparimin që ka bërë Kosova që nga paslufta.

“Është kënqësi të jem përsëri këtu dhe të shoh ndryshimet që janë bërë në Kosovë”.

Ai ka theksuar se Kosova është shembull i tolerancës fetare, ndërsa ka komentuar sulmet e Parisit, që i ka quajtur shpërfaqje të tmerrit të terrorizmit, njofton Klan Kosova.

“Kosova reflekton vlerat më të mira, vlera të cilat duhet t’i reflektojmë të gjithë”.

“Sulmet e tmerrshme të Parisit tregojnë se grupet terroriste nuk respektojnë asnjë ligj në botë”.

“I thashë presidentes Jahjaga se ne jemi pak para Luftës së Tretë Botërore”. /klan kosova/

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas