Aktualitet

Protesta e opozitës, 6 policë të plagosur në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:50 - 17/11/15 |
b.f

PRISHTINE- Policia e Kosovës përmes një kumtese për media ka njoftuar se si pasojë e hedhjes së mjeteve të rrezikshme drejt zyrtarëve policorë gjatë  përleshjeve të  sotme, janë lënduar gjashtë zyrtarë policorë, prej tyre 2 kanë pësuar lëndime të rënda, njëri në kokë nga hedhja e mjeteve të forta dhe që të dy janë duke u trajtuar në QKUK.

Sipas policisë, një protestues po ashtu ka pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.

“Njësitet policore gjatë veprimeve të tyre deri tani kanë arrestuar dy (2) protestues të dhunshëm të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore. Vlen të potencohet se tek dy personat e dyshuar janë gjetur boca të koktej molotovi”

“Nga protestuesit e dhunshëm janë dëmtuar edhe disa automjete policore, ku njëra nga to është dëmtuar nga hedhja e mjetit të dyshuar si koktej molotovi” thuhet në njoftimin e policisë. /klan kosova/

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas