Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimi i një konflikti. Franca, e ndarë mes krenarisë dhe dëshpërimit

2015/11/17 at 3:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Çmimi i një konflikti. Franca, e ndarë mes krenarisë dhe dëshpërimit

“Gabimi i dytë që duhet shmangur? Mbivlerësimi i armikut. Zakonisht thuhet se Islami, dhe në veçanti fondamentalistët, nuk e kanë patur Iluminizmin. Unë them se nuk kanë patur Makiavelin, një gjeni dhe themelues i politikës si shkencë njerëzore, e ndarë nga feja. ISIS ka një vizion totalitar, integrist, komunitarist, fetar të shoqërisë; dobësia e tij është që i duhet të përdorë armë moderne. Kallashnikovët nuk janë myslimanë, nafta nuk është myslimane. Ne perëndimorët kemi avantazhin e një superioriteti kulturor: le ta përdorim. Cilët janë luftëtarët më efikasë? Kurdët e Sirisë, që kanë përvetësuar vlerat tona, laicitetin, feminizmin”


Nga Aldo Cazullo

A mundet vërtetë Franca, t’i lejojë vetes të hyjë në luftë? Të paguajë çmimin e pallogaritshëm të një konflikti në Lindjen e Mesme? Të djegë njerëz dhe para, në furrën e ish kolonisë siriane? T’u rezistojë atentateve të tjerë brenda vendit?

Nga ana tjetër, a mundet vërtetë Franca, t’i lejojë vetes që të mos bëjë luftë? Të lërë të pandëshkuar një sulm në zemër të kryeqytetit të saj? Të lejojë që ISIS të rekrutojë francezë, për të vrarë francezë të tjerë? T’i vërë vulën rënies së një vendi, i cili dikur ishte një fuqi e madhe, dhe sot duket sikur nuk ka më fare peshë, dhe ku të jetosh, nuk është më aq bukur, sa ishte në kohët kur thuhej “i lumtur si Zoti në Francë”? Në të vërtetë, Parisi është emocionuar përballë shenjave të solidaritetit ndërkombëtar; ka parë konfirmimin se ka ende një rol në botë, se është ende një simbol. Në të njëjtën kohë, ndihet i ngarkuar me një tjetër përgjegjësi, e cila e përjashton inercinë.

Që nga nata e sulmeve, fjala luftë ka jehuar në të gjithë fjalimet e politikanëve. E filloi François Hollande, duke folur për “akt lufte”, dhe të gjithë e kanë ndjekur pas.

“Luftë totale”, ka “thirrur” Nicolas Sarkozy. “Do të asgjësojmë Shtetin Islamik”, ka siguruar Kryeministri Manuel Valls. “Të mos ndalim bombardimet”, ka shtuar ish Kryeministri Fillon.

Intelektualët kanë përdorur tone edhe më luftëdashës. “Duhet një aleancë mes të gjithë forcave të të Mirës, kundër forcave të të Keqes”, thotë Jacques Attali, i cili në definicionin e të Mirës, përfshin edhe Putinin, Assadin dhe ajatollahët.

“Çfarë presim, për të kuptuar se lufta fitohet në fushëbetejë, me trupa elitë, dhe jo vetëm duke stërvitur këmbësorinë irakene, apo duke furnizuar kurdët?” pyet Christopher Barbier, drejtor i “L’Express”.

Pastaj është e majta e të drejtave, shpesh herë me formimin e 68-ës dhe kulturë hebraike, që ngahera lufton që Franca të marrë përgjegjësitë e saj ndërkombëtare: është një fushë që ka mbetur jetime qysh prej André Glucksmannit (i cili, megjithatë, do të rebelohej ndaj një aleance me Putinin), dhe ku bëjnë pjesë Bernard-Henri Lévy, Marek Halter, Alain Finkielkraut, apo edhe vetë Daniel Cohn-Bendit. Hidhen në qarkullim, pa hesap, citimet e De Gaulle. Alexis Brézet, drejtor i “Figaro”, nën titullin “Të fitosh”, i sugjeron Hollande moton e Clemençau-së, fituesit të 1918-ës: “Në politikën e brendshme bëj luftë. Në politikën e jashtme, bëj luftë. Unë bëj gjithmonë luftë”.

Të vetmit që kanë shprehur dyshime kanë qenë Edgard Morin – “edhe ne, me dronët, përdorim terrorin”, ka thënë – dhe Gilles Kepel: “Hollande përdor tone si të Bushit. Shpallja luftë Shtetit Islamik e bën atë një Shtet të vërtetë; është pikërisht ajo që do”.

Furia luftëdashëse e ka patur kurorëzimin e saj në Versajë, ka Francë ka lëshuar kushtrimin: “Franca është në luftë”. Megjithatë, ka bërë kujdes të mos zbresë në terrenin e strategjisë ushtarake. Nga nesër, politika do të ndahet sërish, pas 18 ditësh do të votohet për zgjedhjet rajonale, që parashikohen shumë të vështira për qeverinë socialiste, por dje presidenti e ka bashkuar vërtetë vendin. E konfirmojnë arsyetimet e dy të mëdhenjve të kulturës franceze: Jean d’Ormesson, shkrimtari gjithmonë pranë të djathtës goliste, dhe Alain Touraine, sociologu që shërben si vetëdija kritike e të majtës. Të dy nëntëdhjetë vjeçarë, që bien dakord në një pikë: dërgimi i ushtarëve në terren do të ishte një gabim i rëndë, një dhuratë për armikun.

“Nuk duhet të habiteni me pompozitetin që pamë në Versajë – buzëqesh d’Ormesson. Ne francezëve, na pëlqejnë këto gjëra. I kemi prerë kokën mbretit, dhe prej pak shekujsh, e ndiejmë pak keqardhjen. Pastaj, ky është një moment solemn, i unitetit kombëtar. Hollande u tregua i zoti që e mishëroi. Eshtë dita e emocionit, e dhimbjes, e lehtësimit. Por gjërat janë shumë ndryshe nga sulmi kundër Charlie Hebdo. Fryma e nëntorit është e ndryshme nga fryma e janarit. Tensioni është edhe më i fortë; dhe zgjedhjet e afërta, me Marine Le Pen kandidate në bastionin e kuq të Lilës, do ta shtojnë. Shpirtërat janë të mëdyshur, mes krenarisë dhe dëshpërimit”.

A është Franca gati të bëjë luftë? “Një luftë në kuptimin tradicional, jo. E thotë edhe Sarkozy. Ishte mirë kur e pashë një ditë më parë të komentonte: ka qenë rifutja e tij e vërtetë në fushë. Ish presidenti është kundër dërgimit të trupave, përveç atyre speciale. Bombardimet do të intensifikohen; por roli ynë, më shumë se ushtarak, do të jetë politik. Sot, koalicionet kundër ISIS janë dy: duhet të ndërtojmë një të vetëm, që të përfshijë Obamën dhe Putinin, Erdoganin dhe kurdët, Iranin dhe Irakun. Dhe duke parë rrethanat dramatike, edhe Bashar Assadin”.

Në këtë pikë, Touraine është edhe më i vendosur: ‘Linja e Quai d’Orsay është kapërcyer tashmë. Eshtë e çuditshme që një njeri me eksperiencë si Fabius, ka zgjedhur ekuivokun: “as me ISIS, as me Assadin”. Assadi nuk na ka sulmuar; Shteti Islamik po. Tani duhet të shmangim dy gabime. Ipari: nënvlerësimi i armikut. Nëse dërgojmë ushtarët tanë, do të biem në kurthin e tyre. Do të masakroheshin. Fronti i brendshëm nuk do të mbante. Reagimi popullor do të ishte: të tërhiqemi menjëherë, t’i lëmë të vriten mes tyre. Do të përfundonim si Amerika në kohët e Vietnamit. Aq më shumë që, as amerikanët dhe as rusët nuk do të dërgojnë trupa”.

Dhe gabimi i dytë që duhet shmangur? “Mbivlerësimi i armikut. Zakonisht thuhet se Islami, dhe në veçanti fondamentalistët, nuk e kanë patur Iluminizmin. Unë them se nuk kanë patur Makiavelin, një gjeni dhe themelues i politikës si shkencë njerëzore, e ndarë nga feja. ISIS ka një vizion totalitar, integrist, komunitarist, fetar të shoqërisë; dobësia e tij është që i duhet të përdorë armë moderne. Kallashnikovët nuk janë myslimanë, nafta nuk është myslimane. Ne perëndimorët kemi avantazhin e një superioriteti kulturor: le ta përdorim. Cilët janë luftëtarët më efikasë? Kurdët e Sirisë, që kanë përvetësuar vlerat tona, laicitetin, feminizmin. Duhet të gjejmë, në mënyrë pragmatiste, një unitet brenda nesh, dhe t’ua imponojmë qeverive të rajonit. Sauditët dhe emiratet e Gjirit duhet të pushojnë së bëri lojë të dyfishtë. Egjipti i gjeneralëve mund të mos jetë simpatik, por është në frymën Nasseriane të shtetit-komb. Kurdët e Irakut kanë qenë më pak efikasë; duhen përfshirë. Në këto kushte, jam i bindur se koalicioni antiterror mund të hyjë në Raqqa. Dhe në atë pikë do të duhet të ribëjmë hartat, duke ndërtuar shtete të rinj, dhe jo Umën fetare që parashikon ISIS”.

Në një tjetër pikë, dy të mëdhenjtë bien dakord: Marine Le Pen do të nxjerrë një avantazh të drejtpërdrejtë nga sulmet islamikë; por nuk do të hyjë në Elize.

“Do të mundet në balotazh nga një kandidat i djathtë, Sarkozy ose Juppe”, parashikon d’Ormesson.

“Hollande ka ende një shans – thotë Touraine. Francezët nuk e duan, por nuk duan as Sarkozynë, e aq më pak Le Penin. Ndoshta deri në mars 2017, në të djathtë do të dalë një tjetër emër”. / Aldo Cazzullo/Corriere della Sera

(Për analiza dhe komente mbi ngjarjet më të fundit nga bota vizitoni: www.bota.al)



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Video-Pamjet shokuese/ Paris, terroristi studion zonën para masakrës

Video-Pamjet shokuese/ Paris, terroristi studion zonën para masakrës

A po ndërtohen xhami jashtë kontrollit të komunitetit myslyman në Shqipëri?

A po ndërtohen xhami jashtë kontrollit të komunitetit myslyman në Shqipëri?

Vetëm 3 kandidatë në garën për kreun e FRPD

Vetëm 3 kandidatë në garën për kreun e FRPD

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}