Aktualitet

VIDEO/ Mbërrijnë në Shqipëri 10 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:09 - 22/03/21 |
Opi Nion

Kanë mbërritur në vendin tonë 10 mijë doza të vaksinës Sputnik, dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, kanë qenë të pranishëm në Aeroportin e Rinasit, në momentin kur kanë mbërritur vaksinat në vend.

“10 mijë dozat e vaksinës Sputnik, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe tashmë kanë mbërritur dhe do të shtrijmë edhe më gjerë vaksinimin. Do të vijojmë të sigurojmë akoma më shumë vaksina, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të fillojmë vaksinimin masiv të popullatës dhe të parapërgatitemi për të qenë më të lehtësuar edhe për turizmin”, deklaroi Manastirliu.

Më tej, Manastirliu nënvizoi se Komiteti i Imunizimit ka dhënë garancinë për përdorimin e vakinave.

“Komiteti i Imunizimit dhe gjithë strukturat të cilat merren me çertifikimin, sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave tashmë kanë dhënë prej disa javësh garancinë për vaksinat, që ofrojnë siguri dhe efikasitet”, tha Manastirliu.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 46,515 doza të vaksinës kundër COVID-19. Janë kryer 27,334 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, si dhe 7,753 vaksinime për të moshuar dhe 11,428 vaksinime për arsimtarët./Opinion.al

 

 

Pas