Kronikë

Aksident në Tiranë, shoferja 55-vjeçare përplas 6-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:22 - 22/03/21 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:30, në fillim të rrugës “Don Bosko”. Policia bën me dije se mjeti me drejtuese shtetasen A. P.,  55 vjeçe, ka përplasur një femijë të mitur 6 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30, në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P.,  55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al

Pas