Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbaron fabula e Hirushes, tani e vërteta!

2016/05/05 at 12:30 AM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe dallëndyshet nuk vinë më në Tiranë!

Nga Ben Andoni 


Vendimi i Komisionit Evropian për t’i rekomanduar liberalizimin e vizave Kosovës është kremtuar më shumë nga politikanët sesa nga qytetarët e thjeshtë. Është e kuptueshme: pjesa më e madhe e tyre, njësoj si në Shqipëri, mbesin skeptikë me atë standard jete që gëzojnë, që do të thotë se liberalizimi nuk ndryshon shumë. Paçka në Kosovë është ndjerë disi ndryshe, si një e drejtë e mohuar, pasi ka qenë një e drejtë që ata e kanë pasur dikur, por nën shtetësi tjetër.

Politikanët kosovarë kanë pasur mundësinë e radhës, që pak orë pas aderimit edhe në UEFA, të përkujtojnë bujshëm historitë e Kosovës dhe sukseset e saj (lexo: “nën drejtimin e tyre”).  Dhe, për më tepër, e gjithë mrekullia u ndodhi brenda tre ditësh.

Ëndrra ka mbaruar tashmë për Hirushen e bukur edhe pse ende nuk dihet tamam se kur do të përfundojë e gjithë procedura dhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë të lirë de facto. Megjithatë, Kosova është futur tashmë me të drejta më të mëdha në familjen e shteteve ballkanike. Edhe pse e pret një provim i fundit: zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi dhe prova konkrete e përditshmërisë së luftës kundër korrupsionit. Kjo e fundit një mision hipotetik jo vetëm për të por për të gjithë Ballkanin. Veçse të dyja këto probleme thelbësore, megjithë kushtëzimin, besohet se do të vijojnë, kjo nga përçarja e madhe politike, e cila qëndron në Kosovë por edhe nga perceptimi i gabuar për demokracinë.

Koncepti i fundit, sot, është bërë shumë inflamativ në kontinentin tonë. E përdorin vendet e BE-së, e përdorin fuqitë e mëdha ekonomike potenciale në të gjithë botën, por e përdorin edhe vetë liderët e shteteve totalitare. Që do të thotë se vështrimi i demokracisë sot është bërë konfuz, më së pari, prej vendeve, të cilat kanë qenë shembuj të ruajtjes dhe përmirësimit të tij.

Evropa e vitit 2016, për fat të keq, është krejt jashtë idesë se vitit 2004, kur i ashtuquajturi “zgjerimi i madh i BE-së”, me10 shtete të reja, do t’i paraprinte idesë së mrekullueshme të Evropës së Bashkuar, që për vendet e varfra evropiane përkthehej në standarde të larta jetese dhe politika më të mira sociale të një njësie vërtetë unike. Hendeku brenda vetë BE-së po rritet ndjeshëm, kurse zërat kundërshtues për integrimin e ballkanasve janë gjithnjë e më të shumtë. Banorët evropianë po mbeten shpesh e më shpesh të habitur me politikat zyrtare evropiane, që u dukën së fundmi me trajtimin e emigrantëve; politikat ekonomike të kontinentit; apo edhe me qëndrimin që mbajnë zyrtarët e lartë të BE-së me figura të ndryshme botërore, të njohur për politika represive me opozitën apo medias. Në këtë vazhdë, si për ta lodhur dhe pak më shumë, Kosovës i kërkohet me ngulm zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi, por jo me Serbinë dhe Shqipërinë!

Ndërkohë që politika e ngatërruar evropiane po lexohet si fitore e tyre nga zyrtarët kosovarë, një pjesë jo e vogël e të cilëve janë të pasuruar frikshëm në pak vite, kur me një logjikë të thjeshtë nuk do t’u mjaftonin dekada e shekuj. Për ironi, ata janë të mirëpritur në Bruksel dhe mbeten përfaqësues të një vendi, që problemin më të madh nuk ka vizat që po i gëzojnë kaq shumë politikanët, por papunësinë, kriminalitetin dhe mbi të gjitha mungesën e shpresës, që vjen dhe nga përkrahja që BE u bën jo rrallë indirekt pushtetarëve të korruptuar.

Larg këtyre, përralla e Hirushes për Kosovën mbaroi. Tashti fillon sfida, që më shumë do të jetë e njerëzve të thjeshtë, ata që mbajtën represionin serb, vështirësitë ekonomike dhe luftën, pra, nëse do pranojnë të vazhdojnë këtë rrugë apo do të gjejnë mundësi të ndryshojnë, falë edhe kësaj ndihme të BE-së. Koha po tregon se deri tani Kosovës vetëm po i dhurohet, ndërsa sfida mbetet para vetë Kosovës dhe qytetarëve të saj, sesa të aftë do të jenë të ndryshojnë këtë vend të vërtetë evropian./Java



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Ringjallja e të vdekurve, projekti tronditës i një kompanie “Biotech”

Ringjallja e të vdekurve, projekti tronditës i një kompanie “Biotech”

A janë shqiptarët një prej 12 fiseve të zgjedhura?

A janë shqiptarët një prej 12 fiseve të zgjedhura?

Video Opinion/ Ja përse prodhimet bio janë më të shtrenjta

Video Opinion/ Ja përse prodhimet bio janë më të shtrenjta

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
25 Maj, 2025

Kanë filluar përgatitjet për atë që mund të jetë samiti më i ndërlikuar i NATO-s ndër vite, si dhe testi...

Lexo më shumë

Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, mungon mjeku specialist për të moshuarit

Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, mungon mjeku specialist për të moshuarit
25 Maj, 2025

Teksa Shqipëria po plaket me ritme të shpejta, në vendin tonë mungon mjeku specialist për moshën e tretë, ai geriatër....

Lexo më shumë

Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik

Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik
25 Maj, 2025

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) me seli në Strasburg është përgjegjëse për respektimin e Konventës Europiane të...

Lexo më shumë

Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024

Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024
25 Maj, 2025

Të mitur që kërkojnë lëmoshe, që lajnë xhamat e makinave, e të tjerë që mbahen në krah nga nënat teksa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com