Kronikë

Mashtronte qytetarët duke u prezantuar si police, arrestohet 42-vjeçarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 11/11/20 |
Opi Nion

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 42-vjeçare, e cila prezantohej si punonjëse policie dhe mashtronte qytetarët duke iu marrë shuma monetare.

Autoritetet njoftojnë se si rezultat i operacionit të koduar “Premtimi”, është arrestuar 42 vjeçarja me inicialet E. L.,  banuese në Tiranë.

“Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa pronarë dyqanesh për një shtetase që merrte produkte të ndryshme dhe nuk bënte pagesën, me pretendimin se ishte punonjëse policie ose funksionare në institucione të ndryshme shtetërore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi”, njofton policia.

Sakaq, uniformat blu bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një radio e ngjashme me atë të punonjësve të Policisë, pasaporta dhe dokumente të ndryshme identifikimi, një distinktiv dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”./Opinion.al

Pas