Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masat e reja në Kosovë/7 komuna në karantinë,mbyllen lokalet e restorantet

2020/11/11 at 1:13 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Masat e reja në Kosovë/7 komuna në karantinë,mbyllen lokalet e restorantet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar masat e reja kufizuese të marra me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.


“Kemi përgatitur draft vendimin, që do të shkojë në Qeveri për votim. Kemi ndërmarrë masa që vlejnë në tërë territorin e Kosovës, duhet të kemi kontrolle në kufi, hyrje dhe dalje. Kemi vendos që arsimi i lartë të kalojë plotësisht online, ndërsa parauniveristar vlen manuali që e kemi bërë më herët. Kemi vendosur që të kthehen ekipet kufitare që të bënë matjen e temperaturës në kufi. Të kthehen shtabet emergjente në komuna. Kemi rregulluar funksionimin për sektorin e ekonomisë në gjithë Kosovën. Lejohet sektori i bujqësisë, transporti, prodhimi. Këto janë masa për tërë territorin” tha Hoti.

Ndërsa në grupin e dytë të masave të prezantuara komunat e Kosovës ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Zona e kuqe – rrezik i lartë

Komunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000. Këtu janë shtatë komuna Prishtinë, Podujeva, Ferizaj, Gjakova, Gjilani, Peja dhe disa komuna të tjera.

Në këto komuna, kryeministri tha se i kanë marrë dy veprime: Nga ora 19 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, do të ketë orë policore në këto komuna dhe ndalohen hyrjet daljet në këto komuna deri në 05 në mëngjes.

Zona e verdhë – rrezik mesatar

Komunat me rrezik të mesëm të infeksionit janë ato që kanë prej 76 deri në 149 persona të infektuar në 100.000 banorë. Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00.

Zona e gjelbër – rrezik i ulët

Në këtë zonë hyjnë komunat me rrezik të ulët të infeksionit, që kanë 1 deri në 75 persona të infektuar në 100.000 banorë.

Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 20. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit” merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
Bota

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

17 Korrik, 2026 8:40 am
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump: Sistemi ynë i votimit është i komprometuar

17 Korrik, 2026 8:39 am
Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Para
Çfarë na dëmton më shumë, Covid apo karantina?

Çfarë na dëmton më shumë, Covid apo karantina?

“As i LSI dhe as i opozitës”, Meta me gjuhë të ashpër ndaj mazhorancës

Meta dekreton ligjin për vaksinën: E disponueshme për 20% të popullsisë

Rritja e infektimeve, Gjykata e Tiranës pezullon punën

Rritja e infektimeve, Gjykata e Tiranës pezullon punën
















TE FUNDIT

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
17 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar publikisht kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi, pas emërimit të tij zyrtar...

Lexo më shumë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
17 Korrik, 2026

Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle...

Lexo më shumë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
17 Korrik, 2026

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin prej 28 vitesh burgim për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë...

Lexo më shumë

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
17 Korrik, 2026

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka njoftuar se ka përfunduar valën e saj të fundit të sulmeve të mëdha kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}