Aktualitet

Masat anti-COVID/ 1289 gjoba në 24 orë, shoqërohen 6 persona në polici


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:37 - 11/02/21 |
Doriana Çepunaj

Në kohën kur vendi prej disa ditësh po regjistron shifra të larta të të infektuarve me COVID-19, duket se Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet. Autoritetet informojnë se në 24 orët e fundit janë gjobitur 1647 qytetarë që nuk zbatuan masat anti-COVID.

Efektivët e policisë kanë ndëshkuar me gjobë 344 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik të linjave urbane dhe interurbane, pa vendosur maskën mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi janë identifikuar këta qytetarë janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Janë ndëshkuar me gjobë edhe 1.000.000 lekë, 7 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë anti-COVID.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Policia theksson se duke filluar nga dita e sotme, orari i lejuar i lëvizjes për mjetet e këmbësorët dhe për zhvillimin e aktiviteteve të subjekteve do të jetë deri në 20:00. Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të lëvizur pas këtij orari duhet të pajisen me leje nëpërmjet e-Albania.

 

Pas