Aktualitet

Acari do të “pushtojnë” vendin,si do të jetë moti për pesë ditët në vijim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:04 - 11/02/21 |
Doriana Çepunaj

Shërbimi Meterologjik Ushtarak njofton se një javë me mot të acartë na pret përpara. Sinoptikanët bëjnë me dije se rajoni i Ballkanit do të përfshihet si rrallë herë nga masa ajrore me origjinë arktike të cilat do të sjellin reshje dëbore deri në bregdet dhe temperatura të acarta.

Dita e premte parashikohet me mot të kthjellët dhe shtim gradual të vranësirave në mbrëmje. Dita e shtunë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të mëngjesit do të jenë me intensitet të ulët. Në lartësitë mbi 200 metër do të ketë reshje dëbore. Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut do të kthehen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit. Kjo situatë do të vijoj të mbetet prezente edhe gjatë ditës së diel me reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Nga dita e hënë deri ditën e enjte parashikohet mot i kthjellët me temperatura të acarta. Ndërkohë Shërbimi Meterologjik Ushtarak paralajmëron se ngricat do të jenë prezente për ditë me radhë në të gjithë territorin dhe mund të sjellin probleme në të gjitha akset rrugore./Opinion.al

 

Pas