Aktualitet

Arrestimi i gjyqtares në Krujë, reagon KLGJ: Puna do të vazhdojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:42 - 11/02/21 |
Semiljana Azizi

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pas arrestimit të gjyqtares Enkeleda Hoxha në Krujë.

KLGJ siguron të gjithë qytetarët se janë marrë masat që për vijimësinië e proceseve gjyqësore duke garantuar kështu aksesin e qytetarve në drejtësi.

Këshilli i Lartë Gjyqësor duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë lidhur me arrestimet e kryera nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), garanton opinionin publik se ka marrë të gjitha masat për vijimin e veprimtarisë së gjykatës, për të garantuar aksesin e qytetarëve në drejtësi.”- shkruhet në njoftimin zyrtar.

Gjithashtu ky organ bënë me dije se do të marrë të gjitha masat për të garantuar jo vetëm punën e gjykatës por edhe për të forcuar besimin e qytetarëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se nuk mund të japë udhëzime nё lidhje me proceset gjyqësore që zhvillohen në gjykatë, procese të cilat duhet të zhvillohen pa asnjë ndikim, të çfarëdolloji. Si organ i qeverisjes së pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor respekton pavarësinë e institucionale dhe të drejtën e qytetarëve për proces të rregullt ligjor. Këshilli do të marrë në vazhdimësi të gjitha masat e duhura për të garantuar vijueshmërinë e veprimtarisë së gjykatave dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor.”– përfundon njoftimi i KLGJ./Opinion.al

Pas