Aktualitet

Marrëveshja e koalicionit, Kryemadhi: LSI dhe PD bashkë kundër Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:51 - 01/03/21 |
Doriana Çepunaj

Pas firmosje së marrëveshjes me Partinë Demokratike në fjalën e saj, Monika Kryemadhi, tha se kjo është një ditë historike për të bashkuar forcat dhe për të punuar në të mirë të shqiptarëve.

Bashkimi dhe konsolidimi do të jetë i domosdoshëm për të ardhme e Shqipërisë dhe shqiptarëve. LSI dhe PD janë bërë bashkë si një aleancë kundër dështimeve të qeverisë Rama. Partneriteti ynë dërgon një sinjal të fortë për të gjithë shqiptarët se ndryshimi po vjen. Shumë prej tyre do thonë që LSI-ja rritet nga elektorati i së majtës. Dua të adresoj që ne si LSI e PD do jemi dy entitete me identitetin e tyre, mund të kemi dhe kundërshtime të caktuar, por do gjejmë gjuhën e bashkëpunimit dhe do të punojmë fort duke vendosur para interesin e Shqipërisë e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi deklaroi se së bashku me PD do të punojnë që shqiptarët të kenë një standard jetese më të mire në arsim si dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor.

“Ne dhe PD jemi të unifikuar se vendi po shkon në drejtim të gabuar, dhe duhet të bëjmë më shumë për Shqipërinë e shqiptarët që të kenë një standard jetese më të mirë, arsim, sistem shëndetësor. Të ndalojmë dëshirën e shqiptarëve për t’u larguar nga Shqipëria. Partneriteti do t’i lejojë LSI-së të ndjekë agjendën politike dhe do punojmë për 5 prioritetet tona në 5 muajt e parë.

Ky është një partneriteti jo vetëm gjatë fushatës, por edhe në qeverisjen e re me Bashën. Do punojmë krah Bashës në çdo qytet, qark e shtëpi. Anëtarë të LSI-së, të rinj e të reja dhe ata që janë pa parti dhe që duan të jenë qytetarë dinjitozë.” , tha Kryemadhi./Opinion.al

 

Pas