Aktualitet

Manastirliu nga Kuvendi:Me vaksinat AstraZeneca do kemi prioritet mësuesit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 01/03/21 |
Doriana Çepunaj

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në seancën e sotme plenare ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë. Manastirliu është shprehur se dy javët e fundit është vënë re një ulje e incidencës së infektimeve për një mijë banorë. Më tej ministrja deklaroi se sot do të mbërrijnë 15,210 doza të vaksinës Pfizer, duke vijuar intensifikimin e procesit të vaksinimit në vend.

“Kemi një incidencë dy javore 495 raste për 100 mijë banorë. Shihet dhe vlerësohet një ulje e lehtë krahasur me dy javë më parë, ku kishim një incidencë prej 525 raste për 100 mijë banorë. Komiteti Teknik i Ekspertëve po analizon në dinamikë situatën epidemiologjike”, tha Manastirliu.

Më tej, ministrja është shprehur se akoma nuk ka një përgjigje në lidhje me konfirmimin nëse kemi të infektuar me variantet e reja të Covid në vendin tonë dhe pse ka dyshime se ato janë në qarkullim.

“Prezenca e varianteve të reja kushtëzon dhe masat e pandemisë. Ende nuk është verifikuar prezenca, por ne kemi dyshime se variantet e reja qarkullojnë dhe shpejtësia e përhapjes e bën të vështirë edhe kontrollin e pandemisë nëse nuk shoqërohet me bashkëpunimin e çdo qytetari. Po vaksinojmë çdo ditë dhe me ritëm. Mbi 13 mijë janë vaksinimet e kryera përgjatë kësaj periudhe. Sot jemi në pritje të vijimit të sasisë së radhës së kontratës së Pfizerit, 15,210 doza vaksine do të vijnë në vend. Dhe ne do të vijojmë me intensifikimin e vaksinimit, duke përmbyllur stafet tona mjekësore dhe duke vijuar me vaksinimin e grupmoshës +80. Gjithashtu presim nga instrumenti i Covax-it të mbërrijnë brenda dy javëve të para të marsit dhe 14,400 vaksina të Astra Zeneca, me të cilat do të vijojmë vaksinimin, duke e kombinuar dhe duke pasur prioritet edhe mësuesit, në mënyrë që të vijojmë të kemi një ecuri të mirë në funksion të edukimit të fëmijëve dhe të mbrojtes së mësuesve”, tha Manastirliu.

 

 

Pas