Aktualitet

Aksidenti në Vlorë/ Ndërron jetë 20-vjeçari,në gjendje të rëndë 3 të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:41 - 01/03/21 |
Semiljana Azizi

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin Rajonal të Vlorës  20-vjeçari, Fori Duraj.

Duraj ka mbetur i plagosur pasditen e djeshme  në aksidentin tragjik në autostradën Vlorë-Fier.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se 20-vjeçari ishte pasagjer në një nga mjetet që u përfshinë në aksident.

Policia e Vlorës deklaron se janë arrestuar dy shoferët.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 2 drejtues mjetesh: Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Kujtojmë sesi pasojë e aksidentit ditën e djeshme humbi jetën në vend 18-vjeçari Ermir Tare. Të plagosur mbetën shtetasit Rei Leskaj, Qirja Dori dhe K.Dori 16 vjeç, si dhe shtetasi Q.D./Opinion.al

Pas