Aktualitet

Mark Marku tregon si ushtroi policia presion gjatë grevës tek Filologjiku


               Publikuar në : 15:37 - 11/02/19 |
el ida

Pedagogu Mark Marku ka sqaruar sot në Komisionin e Medias akuzat që ka lëshuar ndaj policisë për presion ndaj studentëve gjatë kohës që pedagogët ishin në grevë, duke treguar edhe një herë çfarë kishte ndodhur.

Marku tha se i qëndron akuzave, madje shton se policët kanë shkuar jo një por  dy herë për të bërë presion tek Filologjiku.

“Ishte një shkelje flagrante e ligjit. Një ditë para se të ndodhte kjo, ishte këtu në komision ministri Lleshaj. Kishte ardhur për dëgjesë dhe për tu justifikuar, ndërsa të nesërmen na sillte policinë neve aty për t’i bërë karshillëk opinionit publik.

Pra, tregojnë që nuk pyesin fare për ligjin. Ky është mesazhi më i keq që mund ti jepet studentëve. Është hera e parë për mua që bëhem dëshmitar, jo vetëm unë por janë gati edhe kolegët e mi të vijnë, të dëshmojmë të gjithë për shkeljen e ligjit”,-tha ai./E.M

Pas