Sport

Turqia shkarkon trajnerin para sfidës me Shqipërinë, kush e zëvendëson


               Publikuar në : 15:53 - 11/02/19 |
el ida

Mirçea Luçesku nuk do të jetë më trajner i kombëtares turke. Lajmi u bë zyrtar nga Federata e Futbollit të Turqisë, dhe vjen vetëm një muaj para sfidës së Turqisë me Shqipërinë.

Rumuni e kishte marrë këtë post qnë gusht të vitit 2017 dhe ka drejtuar Kombëtaren për 17 ndeshje. Gjatë kësaj kohe ai arriti vetëm 4 fitore, 6 barazime dhe humbi 7 takime. Mediat turke kanë shkruar se me shumë gjasa zëvendësuesi i tij do të jete trajneri i Beshiktashit, Shenol Gynesh.

Turqia do të jetë skuadra e parë kundërshtare për Kombëtaren shqiptare në 22 mars në “Loro Boriçi”, për kualifikueset e “Euro 2020”./E.M

Pas