Aktualitet

Basha takim me qytetarët e Lushnjes:Ju nuk jeni të varfër, jeni të vjedhur

               Publikuar në : 16:32 - 11/02/19 |
el ida

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me qytetarët e Lushnjes. Kreu i opozitës  u tha banorëve të qytetit se ata nuk janë të varfër por janë të vjedhur, duke shtuar se kjo është java vendimtare.

Basha ftoi qytetarët në protestën e 16 shkurtit duke e cilësuar këtë javë si vendimtare.

“Sa herë që vizitoj rrugët kryesore, bizneset i gjej të mbyllura, gjysmën tjetër e gjej bosh. Ju i mbyllni bizneset për shkak të taksave të larta, energjisë, naftës me çmim të lartë. Me uljen e çmimit të energjisë dhe naftës do të ndihmojmë biznesin të hapë e të mos mbyllë vende pune. Që të rrisni konsumin dhe të rrisni punësimin.  Këtu janë mbyllur 19 shkolla. Tani do mbyllin edhe spitalin. Po e heqin Lushnjen nga lista e qyteteve. Duan ta bëjnë qytet-hije.

Nëse ne rikthejmë në Lushnje subvencionet për fermerët, kthejmë tek biznesi 300 lek për litër të naftës të taksës Rama, që po ua merr njerëzve, nëse ulim çmimin e energjisë, Lushnja do të marrë prapë frymë. Duhet ta çlirojmë Lushnjen nga krimi. Për këtë na duhet të jemi të gjithë bashkë.” tha ndër të tjera Basha.

Pas