Bota

Autopsia e Emiliano Sala zbulon shkakun e vdekjes

               Publikuar në : 17:14 - 11/02/19 |
el ida

Një raport paraprak nga dega e Hetimeve Ajrore tregoi se Emiliano Sala  vdiq si pasojë e “plagëve në kokë dhe në gjoks” .

Emiliano Sala, sulmuesi i Argjentinës, ra në Kanalin Anglez më 21 janar, ndërkohë që po fluturonte nga Nantes në Cardiff.  Trupi i tij u tërhoq nga avioni më 4 shkurt, dhe u identifikua vetëm falë gjurmëve të gishtërinjve.

Shkaku i vdekjes së futbollistit Sala u zbulua nga autopsia. Dega e Hetimeve Ajrore nuk do ta publikojë raportin e plotë edhe për 6 deri në 12 muaj. Megjithatë, do të lëshohet një raport paraprak brenda dy javësh.

Ndërkohë familja e pilotit David Ibbotson vijon kërkimet për trupin e tij. E bija e David, Danielle, tha në një intervistë se familja ka mbledhur deri tani 140,000 sterlina që të financojnë operacionin e kërkimit. Por kjo shumë është e pamjaftueshme sepse operacioni kushton dyfish më shumë.

“Ai nuk do të ndalte së më kërkuari,” tha Danielle.

Bashkëshortja e Ibbotson u shpreh se ata e dinë që ai tashmë ka ikur, por e duan mbrapsht, qoftë edhe për një shikim të fundit./E.L

 

 

Pas