Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedonia, për “mirë” apo për “keq’?

2016/12/12 at 7:44 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Mos i falni hajdutët tanë!

Nga Blendi Fevziu –


Për mirë apo për keq? Kjo është pyetja e parë që të vjen në mend duke parë rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoni dhe mandatet që partitë shqiptare fituan atje. Në fakt, ajo që zgjedhjet e së dielës prodhuan atje ishte thuajse identike me atë që pritej dhe qe paralajmëruar nga mediat shqiptare, kryesisht ato jashtë kufijve zyrtarë të Maqedonisë, ku emocionet ishin më të ftohta dhe kalkulimi më i saktë.

Nëse i rikthehem shprehjes “për mirë apo për keq” ka për të dyja një analizë. Po e nis nga kjo e fundit.

Zgjedhjet në Maqedoni mund të merren për partitë shqiptare “për keq” nisur nga rezultati. Në një vend ku garohet jo mbi baza ideologjike, por mbi baza etnike, përfaqësimi i shqiptarëve ka ardhur duke u reduktuar nga zgjedhjet në zgjedhje. Sot Shqiptarët kanë 20 vende në parlament nga 27 që kishin në zgjedhjet paraardhëse, apo nga 29 që kishin në rastin më të mirë. Nëse i referohesh raportit midis popullsisë dhe vendeve në parlament, shqiptarët përfaqësojnë sot afro 17 – 18 përqind të parlamentit të Maqedonisë, nga 30 % e popullatës në atë vend. Në një konfigurim tjetër më të drejtë, shqiptarët duhet të kishin midis 33 dhe 35 deputetësh. Këta 13 – 15 deputetë të munguar më shumë se sa makinacion maqedonas, janë pasojë e paaftësisë së politikanëve shqiptarë për të formuar një koalicion apo aleancë të përbashkët që do mundësonte përqëndrimin e votës dhe një numër më të madh deputetësh. Siç ndodh rëndom me shqiptarët, dhe jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri e në Kosovë, bashkimi dhe bashkëpunimi janë gjithnjë të vështirë dhe vendosja e interesit kombëtar mbi atë personal duket i pamundur. Kështu numri i deputetëve vjen duke u reduktuar dhe nuk dihet se cili do të jetë përfaqësimi i shqiptarëve në parlamentin e Maqedonisë në zgjedhjet e mëvonshme nëse vijon ky fragmentim politik. Kjo është as më pak e as më shumë një paaftësi e klasës politike të shqiptarëve dhe një bonus për maqedonasit.

Zgjedhjet në Maqedoni mund të konsiderohen edhe “për mirë” nisur nga rezultati që ato kanë prodhuar më gjerë. Pra jo thjeshtë midis shqiptarëve por në gjithë kombinimin politik atje. Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara kur Gruevski mori 61 deputetë ose mbi 50 %, pra e bënte qeverinë vetë dhe shqiptarët i përfshiu vetëm për ngjyrë, sot shifrat janë ndryshe. Gruevski ka nevojë për së paku 10 deputetë që të plotësojë numrin për votbesim dhe në këtë kontekst, vota e shqiptarëve është e domosdoshme. Janë shqiptarët që përcaktojnë se kush do të drejtojë Maqedoninë dhe cilat do të jenë politikat e saj. Në këtë rast, shqiptarët nuk janë thjeshtë një pakicë, por janë mandatet e arta që vendosin të ardhmen e Maqedonisë. I takon atyre që në negociatat për mazhorancën të kushtëtojnë qeverisjen e vendit me disa vendime të mëdha dhe të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë, për maqedonasit vetë dhe për rajonin. Ky kombinim është një rast i artë për shqiptarët dhe keqpërdorimi i tij do ishte në rastin më të mirë miopi politike, ndërsa në rastin më të keq shpërdorim i interesave kombëtare.

Ju mbetet partive politike shqiptare të gjëjnë tashmë zgjedhjen, që Maqedonia, të jetë një vend i të gjithë shtetasve të saj dhe jo thjeshtë një republikë e Maqedonasve!

Blendi Fevziu

Etiketa: bdibesagruevskipdshshqiptaret e maqedonisezgjedhjet 2016zgjedhjet ne maqedoni


Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Lezhë

10 Qershor, 2026 11:12 am
Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin:  Jeni vërtet pa pikë turpi…
Aktualitet

Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin: Jeni vërtet pa pikë turpi…

10 Qershor, 2026 10:46 am
Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve
Bota

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve

10 Qershor, 2026 10:07 am
Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor
Kryesore

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:Shprehja e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare

10 Qershor, 2026 10:03 am
Irani sulmon 21 objektiva të SHBA në Jordani dhe Kuvajt
Bota

Irani sulmon 21 objektiva të SHBA në Jordani dhe Kuvajt

10 Qershor, 2026 10:01 am
Akuzohet për tentativë vrasje në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari në Shëngjin
Kronikë

Akuzohet për tentativë vrasje në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari në Shëngjin

10 Qershor, 2026 9:59 am
Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë, arrestohen 4 persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë, arrestohen 4 persona

10 Qershor, 2026 9:57 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 qershor 2026

10 Qershor, 2026 8:09 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Qershor, 2026 8:08 am
OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
Bota

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

9 Qershor, 2026 11:13 pm
Para
Kapen 5 shqiptarë të bandës së drogës në itali, ja bosi që i drejtonte

Kapen 5 shqiptarë të bandës së drogës në itali, ja bosi që i drejtonte

Kryeministri i ri i Italisë prezanton kabinetin e tij qeveritar

Kryeministri i ri i Italisë prezanton kabinetin e tij qeveritar

Këto ushqime pastrojnë trupin tuaj nga nikotina

Këto ushqime pastrojnë trupin tuaj nga nikotina
















TE FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
10 Qershor, 2026

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar të mërkurën e sotme në Lezhë, raporton gazetari Igli Çelmeta. Mësohet se shtetasi i...

Lexo më shumë

Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin: Jeni vërtet pa pikë turpi…

Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin:  Jeni vërtet pa pikë turpi…
10 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një postimi të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei. Ky i fundit,...

Lexo më shumë

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve
10 Qershor, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po rrisin rrezikun e urisë për miliona njerëz në...

Lexo më shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:Shprehja e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare

Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor
10 Qershor, 2026

Sot shënohen 148 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarja më e rëndësishme e shekullit XIX në historinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}