Aktualitet

Manastirliu:Ka sinjale se varianti Delta ka mbërritur në vend, vaksinohuni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 09/07/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këtë të premte ka bërë me dije se kemi sinjale që varianti Delta i COVID të ketë mbërritur në Shqipëri.

Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri”, bëri me dije Manastirliu.

Më tej, Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen.

Jam këtu për të nxitur edhe njëherë vaksinimin, në qendrat shëndetësore, në ambulanca, në qendrat e vaksinimit të përqendruar. Tashmë, duke filluar nga fundjava dhe në vijim, edhe me njësitë lëvizëse, të cilat do të jenë në territor dhe do të ndihmojnë për vaksinimin në zonat ku kemi xhepa ende të pavaksinuar”, tha Manastirliu./Opinion.al

Pas