Aktualitet

Shfrytëzoi të miturin për të lypur,50-vjeçarja: S’e mora me qëllim të keq


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:17 - 09/07/21 |
Opi Nion

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg”për Bukuroshe Muharremin, 50-vjeçaren me origjinë nga Fieri, e cila kishte marrë një fëmijë 12-vjeçar, me inicialet R.T në Bathore, Tiranë, dhe e kishte shfrytëzuar për të lypur, në plazhet e Sarandës. 50-vjeçarja akuzohet për veprën penale “Trafikimi i të miturve për qëllim shfrytëzimi”.

Gjatë seancës së sotme mësohet se 50-vjeçarja ka thënë se i mituri është njohur me nipin e saj në të njëjtën moshë, në rrethimet e sheshit Skënderbej dhe është prezantuar që nuk ka prindër dhe rri në rrugë. Më tej ajo thotë se ngaqë u miqësua me nipin e mori me vete në Sarandë.

“I mituri është njohur me nipin tim në të njëjtën moshë, në rrethimet e sheshit Skënderbej, aty kanë lëvizur nga sheshi tek Liqeni Artificial. Kanë qëndruar dhe luajtur bashkë aty. Natën e kanë kaluar në lulishte pranë sheshit Skënderbej. Fëmija u prezantua, që nuk ka prindër dhe rri në rrugë. Ngaqë u miqësua me nipin tim, nuk donte të largohej nga ne. Unë kisha blerë mallra për t’i shitur në Sarandë dhe po bëhesha gati të ikja. I mituri nuk ndahej nga nipi dhe mua, dhe erdhi me ne. Në Sarandë rrimë te lulishtja në Parkun Miqësia, aty kalojmë natën. Gjatë ditës lëvizte në qytet me nipin ose vetëm dhe kthehej prapë në park. Nuk e vlerësova se duhet të njoftoja policinë. Këto shpjegime i kam dhënë edhe në polici, nuk e kam marrë me qëllim të keq apo për ta shfrytëzuar. Fëmija kishte sjellje të natyrës, që rrinte nëpër rrugë i vetmuar”, ka thënë Bukuroshe Muharremi./Opinion.al

Pas