Aktualitet

Manastirliu njofton hapjen e transportit publik, maska e detyrueshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 23/06/20 |
Al Do

Ministrja Ogerta Manstirliu njoftoi se tashmë është hequr kufizimi për shërbimin e transportit publik.

Në një kominikim në Facebook, ajo tha se vendimi është marrë nga Komiteti i Ekspertëve por me disa masa dhe protokolle të veçanta.

Ndër to Manastirliu përmendi vendosjen me detyrim të maskës në urbane pasi në rast të kundërt nuk do të ketë tolerime.

“Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2.”, tha ministrja. /Opinion.al

 

Pas