Te Fundit

Makina përfundon në arë, drejtuesja në gjendje të rëndë


               Publikuar në : 10:39 - 12/02/19 |
b.f

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shëngjinit.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, një grua e cila po drjetonte një mjet tip “Renault”, ka dalë nga rruga duke mbetur e plagosur rëndë.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, thuhet se është në gjendje kritike për jetën.

Dyshohet se shkak për devijimin nga rruga të jetë bërë përplasja me një furgon mallrash. Dl

 

Pas