Kronikë

Makina del nga rruga, humb jetën 33-vjeçari


               Publikuar në : 17:52 - 25/08/19 |
Opi Nion

Një 33-vjeçar ka mbetur i vdekur ditën e sotme gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në në aksin rrugor Klos-Dars.

Viktima i identifikuar me inicialet Q.V, ka qenë pasagjerë në automjetin që drejtohej nga B.K.

Nga të dhënat bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke bërë që makina të përfundojë jashtë rruge.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit i cili do të merret në pyetje në lidhje me aksidentin./ Opinion.al E.Xh.

Pas