Aktualitet

Lushnje/ Zjarri djeg për së gjalli bagëtitë, i zoti tronditet nga ngjarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:27 - 04/07/21 |
Opi Nion

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët këtë të diel në Savër të Lushnjes. Fatkeqësisht zjarri ishte fatal për bagëtitë që ndodheshin në stallë, të cilat u dogjën për së gjalli. Tv Klan raporton se pas ngjarjes pronari i tyre Dalip Gjyshja, ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, për shkak të tronditjes.

Flakët u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar banesat përreth. Me qëllim shuarjen e tyre në vendngjarje shkuan 4 zjarrfikëse, por edhe banorë të zonës.

Ka qenë e vështirë shuarja e zjarrit pasi vështirësohet nga dengjet e barit të thatë. Janë rreth 1000 dengje që janë përfshirë nga flakët./Opinion.al

Pas