Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I penduari: Kokë-lopa fikte radarin për një orë. U jepnim 30 mijë euro

2021/07/04 at 8:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I penduari: Kokë-lopa fikte radarin për një orë. U jepnim 30 mijë euro

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e Operacionit “Shpirti”që u finalizua të premten dhe çoi në prangosjen e 38 personav mes të cilëve , drejtues policie dhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të drogës.


I penduari i drejtësisë ka deklaruar se Ilirjan Ducellari që thirrej me emrin “Lani” ishte drejtuesi i këtij rrjeti dhe personi që siguronte siguruar e drogës përtej kufirit duke marrë garanci nga toka dhe deti me një “faturë” në total prej 30 mijë eurosh për çdo ngarkesë.

Për këtë ai kishte garancinë e zv.Drejtorit të Policisë së Vlorës Ilirjan Balla, si dhe Drejtorit të Kufirit Festim Lelaj. Pazari ishte për kalimin 15 mijë euro për të fikur radarët në det dhe 15 mijë euro për tokën.

Sipas ujdisë, Velaj që njihej me nofkën “kokë-lopa” fikte radarët e monitorimit në Divjakë, Seman dhe Sazan për një periudhë kohore nga 40 minuta deri në një orë.

“Siç kam thënë, Ilirjan Valla, aq është e vërtetë, jetonte në një shtëpi që Lani kishte marrë me qira e ishte sipër lokalit të Lanit, po deshe të jap foton që kam shkarkuar nga jashtë. Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqoftë ishte armik me drejtorin, ndërsa i përket detit, drejtorisë së Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, që unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndoshë, me flokë të shkurtra, e di që ka një lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhë vinte me një Klas E, me ngjyrë gri, në 2005-2006.

Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashkë me një person tjetër, që ka thënë që edhe ai ishte një që punonte në polici. Ishin moshatar. Me flokë të bardha, më duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj e se ky Lani a Festim do t’i jepte 15 000 euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë. Moment në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di sepse në ngjarjen e 2015 unë isha në Itali, nëse nuk gaboj ky Festimi pasi Ilirjani është spostuar si zëvendës drejtor në Dibër, më duket se edhe Festimin e kanë spostuar gjithmonë si shef i Policisë në Dibër.

Ky funksiononte në pjesën e Durrësit, të dy mjetet ishin të policisë detare, nuk vinin të kontrollonin deri në vendin ku rregullisht duhet të kontrollonin, ndërsa sepse do të kthehem prapë të lidhja me detin….ndërsa pjesa e radarit… për shembull radari është në Divjakë e në Seman nga Fieri, pastaj është tjetri në Sazan, kështu radari është është në Fier, është i Policisë së Kufirit të Vlorës, ndërsa radari në Divjakë është i drejtorisë… i policisë së Durrësit.

Unë e di që kur gomonia shkonte në Itali, nga Divjaka ky radar fikej e për rreth 40 minuta një orë, ky radar fikej e sipas muhabeteve të bëra ke Lani- edhe makina e policisë tokësore edhe ato të kufirit… sipas meje, ama policia e Kufirit ka tip makinash Land Rover, policia e kufirit është ajo që kontrollon bregun e Lani më thoshte që policia bënte…themi… vërente gjatë ngarkimit. Domethënë do të thotë që këta policë, për shembull, janë ata që rrinë zakonisht në postën e kufirit, unë nuk e di sa janë vendin që fiknin radarin, e mendoj se një person a dy rrinin aty ku ngarkohej gomonia.

Pjesa tjetër e punonjësve të policisë ishte në zonën ku ishte radari… edhe nga ana e detit edhe ana e tokës kanë marrë 30 mijë euro për punën është kapur në 2015, sepse kur është bërë sekuestrimi afër Delta Forcë asnjëri prej djemve s’i ka kërkuar lekë Lanit, sepse unë mund t’i thoja shumë mirë. Unë kam paguar vetëm lekët dhe e di që 15 000 janë paguar për tokën e 15 000 për ujin, domethënë detin e për pjesën detare, themi për ujin, ka folur me Festimin, ndërsa për pjesën tokësore, ai , Ilrijanin e kishte aty, e kishte 24 orë mbi 24 të pranishëm…

Ilirjani ka marrë pjesë kur gomonia është nisur e ka marrë pjesë normalisht, sepse e thashe3 edhe dje, që është marrë hard disku nga hoteli… sepse ishte parë Ilirjani… sepse është kontaktuar , kontaktonte me numra të tjerë, jo vetëm numrat  që unë sillja këtu me vetë, por edhe numrat e tjerë, që ishin atje, që ishin numrat  për Geni, për pjesën e detit, për atë të tokës”, deklaron ai.

 

Etiketa: dosjashpirti


Ju sugjerojmë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Para
Video/ Aksident masiv në Fier, dy të lënduar

Video/ Aksident masiv në Fier, dy të lënduar

Transportoi pilotin nga memoriali, Kapiteni: Qeshte si të ishte në udhëtim

Transportoi pilotin nga memoriali, Kapiteni: Qeshte si të ishte në udhëtim

Fshihte deputetin që urrente shqiptarët, ukrainasja flet me pranga në duar

Fshihte deputetin që urrente shqiptarët, ukrainasja flet me pranga në duar
















TE FUNDIT

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu ish...

Lexo më shumë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}