Bota

Lukashenko: Mobilizimi është në Rusi, nuk do të ketë në Bjellorusi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:20 - 23/09/22 |
Opi Nion

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, deklaroi se nuk po planifikon të mobilizojë rezervistët e tij.

“Mobilizimi është në Rusi… Nuk do të ketë mobilizim këtu,” tha Lukashenko.

Deklarata e tij vjen pasi Vladimir Putin tha se 300,000 rezervistë rusë do të dërgoheshin në Ukrainë.

Kujtojmë se, Rusia është mbështetësi kryesor i Bjellorusisë dhe fqinjët janë pjesë e një “shteti bashkimi” pa kufij.

Bjellorusia kufizohet me Ukrainën veriore dhe ka shërbyer si një stacion për trupat, raketat dhe avionët rusë./Opinion.al

Pas