Bota

Shpërthim pranë një xhamie në Afganistan, 4 të vdekur dhe 10 të plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 23/09/22 |
Opi Nion

Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 10 të plagosur pas një shpërthimi të ndodhur këtë të premte pranë një xhamie në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Mediat e huaja shkruajnë se një kolonë tymi i zi u ngrit në qiell, ndërsa të shtënat u dëgjuan disa minuta pas shpërthimit në lagjen diplomatike të qytetit.

Khalid Zadran, një zëdhënës i shefit të policisë së Kabulit, tha se shpërthimi kishte në shënjestër besimtarët që po largoheshin nga xhamia pas lutjeve të së premtes.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrit të Brendshëm, Abdul Nafi Takor tha se shpërthimi ndodhi në rrugën kryesore pranë xhamisë. Ai tha se po hetohet për të zbuluar shkakun e këtij sulmi.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të xhamisë Wazir Akbar Khan, e cila, në vitin 2020, u godit nga një bombë që la të vdekur dy njerëz, duke përfshirë udhëheqësin e lutjes së xhamisë./Opinion.al

Pas