Aktualitet

Liga Profesioniste vendos të vazhdojë bojkotin e futbollit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 12/10/20 |
Al Do

Skuadrat e Superligës shqiptare të futbollit nuk do të zbresin në fushë.

Liga Profesioniste ka njoftuar se është vendosur unanimisht që të vazhdojë bojkoti i kampionatit të futbollit.

Presidenti i Ligës, Edvin Libohova u shpreh sot se qëndrimi është i pandryshuar dhe se Liga Profesioniste do të jenë në pritje të takimit me Qeverinë për të zgjidhur kërkesat e tyre.

U zhvillua takimi i anëtarëve të Ligës dhe u vendos që bojkoti të vazhdojë deri në zgjidhjen e kërkeseva që i janë bërë kryeministrit. Jemi ende në pritje të takimit me përfaqësuesit e qeverisë. Nuk kemi akoma ndonjë gjë të re”, tha Libohova.

Kategoria Superiore e kampionatit shqiptar të futbollit ndodhet në bojkot pas përplasjes së klubeve të përfaqësuara nga Liga Profesioniste me qeverinë.

Kërkesat e tyre për qeverinë janë: Të ulet TVSH në masën 6%, të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura, Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite si dhe të miratohet “Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve” pasi sipas tyre ligji aktual është “mashtrim”

Për këtë bojkot ka reaguar së fundi FIFA dhe UEFA përmes një letre ku shkruajnë se inkurajojnë krijimin e një kuadri rregullator kombëtar gjithëpërfshirës, që mbështet zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet dhe më konkretisht kërkesat e klubeve të futbollit./ Opinion.al

Pas