Bota

Lija e majmunit, OBSH: 92 raste të konfirmuara në 12 shtete


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 22/05/22 |
Opi Nion

92 raste të konfirmuara dhe 28 të dyshuara të lisë së majmunit u raportuan në OBSH nga 12 shtete anëtare të saj, ku sëmundja nuk është endemike.

Vendet ku OBSH ka regjistruar raste janë Australia, Belgjika, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për rastet e raportuara deri më tani nuk janë krijuar lidhje udhëtimi me zonat ku sëmundja është endemike. “Në bazë të informacionit të disponueshëm aktualisht, rastet janë identifikuar kryesisht, por jo ekskluzivisht, tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj”, shkruan OBSH.

Situata “po evoluon”, shpjegon OBSH e cila parashikon “se do të keë më shumë raste të lisë së majmunëve të identifikuara pasi mbikëqyrja zgjerohet në vendet jo-endemike”. Veprimet e menjëhershme, shpjegon Organizata Botërore e Shëndetësisë në një shënim, “përqendrohen në informimin e atyre që mund të jenë më të rrezikuar nga infeksioni me informacion të saktë, në mënyrë që të ndalohet përhapja e mëtejshme. Provat aktuale të disponueshme sugjerojnë se ata që janë më të rrezikuar janë ata që kanë pasur kontakt të ngushtë fizik me dikë të prekur nga lia e majmunit, ndërkohë që ata janë simptomatikë.

Vendet endemike të lisë së majmunëve, sipas OBSH-së, janë: Benini, Kameruni, Republika e Afrikës Qendrore, Republika Demokratike e Kongos, Gaboni, Gana (e identifikuar vetëm te kafshët), Bregu i Fildishtë, Liberia, Nigeria, Republika e Kongos dhe Sierra Leone. Benini dhe Sudani i Jugut kanë dokumentuar importe në të kaluarën. Vendet e Afrikës Qendrore që raportojnë aktualisht raste janë Kameruni dhe Nigeria.

OBSH po punon për të ofruar udhëzime për të mbrojtur punonjësit e shëndetësisë të vijës së parë dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë që mund të jenë në rrezik, siç janë pastruesit.

OBSH do të japë rekomandime të tjera teknike në ditët në vijim./Opinion.al

Pas