Kronikë

Bashkëpunëtorë të drejtësisë, familja e Dumanit dhe Hoxhajt merren në mbrojtje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:40 - 22/05/22 |
Opi Nion

Teksa familjet e dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, që prej lidhjes së marrëveshjes me Prokurorinë e Posaçme, janë vendosur në mbrojtje, autoritetet kanë shtuar vëmendjen në parandalimin e veprimeve mes palëve kundërshtare pas zbardhjes së ngjarjeve kriminale të ndodhura nga 2011-2022.

Dokumentimi i ekzekutimeve, atentateve të mbetur në tentativë si dhe grabitjeve me dhunë, shtuan rrezikun e dëmtimit të familjarëve të personave të implikuar dhe burime thanë për Tv Klan se janë marrë masa për evitimin e përplasjeve.

Ashpërisë dhe dhunës së 8 grupeve kriminale të goditura, i druhet edhe efektivi i arrestuar Leonard Palushi. Duke mohuar akuzat, ai kërkoi mbrojtje për familjen e tij të shtunën në seancën për masë sigurimi.

Në kërkim si përgjegjës për porositje dhe pjesëmarrje në vrasje janë 14 persona, mes të cilëve drejtues të grupeve kriminale. Ndërkohë SPAK vijon hetimet dhe ballafaqimet e dëshmive të bashkëpunëtorëve edhe për ngjarje të tjera.

Tv Klan

Pas