-U tha në Opinion

Kush ka faj për sigurinë në aeroport? Ministrja: Koncesionari!


               Publikuar në : 22:33 - 11/04/19 |
geliano fataj

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se përgjegjës kryesor për sigurinë e aeroportit e ka koncesionari.

“Për sigurinë e aeroportit mban përgjegjësi koncesionari, ai e delegon atë kompanive të cilave ai i përzgjedh. Të gjitha problematikat janë bërë të ditura, problematikat janë adresuar. Koncesionari ka marrë dijeni, koncesioneri në rastet më të shumta ka bërë përmbushje bazike dhe më minimale të këtyre problematikave”, tha Balluku në Opinion.

Por a ka përgjegjësi shteti?

“Shteti patjetër ka përgjegjësi për gjithçka ndodh në Republikën e Shqipërisë. Secili ka përgjegjësinë e vetë për fushën ku operon në biznes”, tha ministrja./Opinion.al

Pas