-U tha në Opinion

Sondazhi/ Çfarë mendojnë qytetarët për grabitjen


               Publikuar në : 22:59 - 11/04/19 |
geliano fataj

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pranoi se me grabitjen e fundit është çinuar siguria kombëtare. E për këtë tha ajo do të merren masa nga më të ashprat.

Por për grabitjen e fundit janë pyetur dhe qytetarët. Në një sondazh në faqen zyrtare të Opinion në Facebook qytetarë janë pyetur: A është cënuar siguria kombëtare pas grabitjes që ndodhi në aeroportin e Rinasit?

Nga të dhënat rezulton se rreth 5500 prej tyre mendojnë që po, grabitja e fundit ka cenuar sigurinë kombëtare. Të tjerët, rreth 1200 mendojnë të kundërtën.

Pas ngjarjes, Forcat e Armatosura kanë marrë nën kontroll perimetrin e aeroportit të Rinasit. Blindat e Policisë Ushtarake do të sigurojnë perimetrin./Opinion.al

Pas