-U tha në Opinion

Balluku: Prishim koncesionin nëse kompania…


               Publikuar në : 22:51 - 11/04/19 |
geliano fataj

Qeveria shqiptare është e gatshme të prishë koncesionin me kompaninë China Everbright Limited, me bazë në Hong Kong.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se ka takuar presidentin e kompanisë dhe i janë lënë disa detyra. Nëse nuk përmbushen këto detyra atëherë çështja do të shkojë në gjykatën Strasburgut.

Unë kam pasur sot një takim me presidentin e kompanisë Everbright Limited, ka ardhur dhe jemi takuar në zyrën time. Nuk e kam menduar të arsyeshme të takoj përfaqësuesit lokalë. I kemi lëmë disa detyra për sigurinë, duhen përmbushur, por jo si më parë. Nëse nuk i plotëson atëherë duhet të ndërmarrim masa ekstreme. Do ndërpresim koncesionin, pasi është kërcënuar siguria kombëtare. Kjo është një çështje që fitohet në gjykata, është cenuar imazhi i një vendi në ngritje. Ne kërkojmë të zgjidhim kontratën”, tha ministrja në Opinion./Opinion.al

Pas