-U tha në Opinion

“Shteti nuk vepron dot ndaj koncesionarit, shkeljet që janë kapur”


               Publikuar në : 22:40 - 11/04/19 |
geliano fataj

Shteti nuk mund të marrë asnjë masë ndaj kompanisë koncesionare që ka në dorë aeroportin e Rinasit.

Sipas ministres Belinda Balluku nëse shteti do të vepronte do të kishte mbi supe një faturë të majme, pasi kontrata është në disfavor të shtetit shqiptar.

Autoriteti i Aviacionit Civil duhet të ishte më agresiv sa i përket kompanisë ICTS Albania, e cila është një kompani problematike. Na ka shfaqur gjithmonë probleme, nuk ka kaluar testet e sigurisë për shumë raste. Por koncesionari kinez e ka mbrojtur me pathos sa herë kjo kompani është goditur me të drejtë”, tha ministrja, duke theksuar se vendimmarrja pas grabitjes së fundit do të jetë ekstreme. /Opinion.al

Pas