Aktualitet

Kush garon me logon e PD? Celibashi: Këtë çështje nuk e vendos KQZ



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 12/01/23 |
Opi Nion

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat, këtë të enjte, ka folur në lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

I pyetur se cilën palë do të njohë KQZ-ja në zgjedhje Berishën apo Alibeajn, Celibashi tha se do të vlerësohet legjitimiteti i atij që do të sjellë dokumentacion e duhur në KQZ.

Sipas Celibashit ky legjitimitet është i verifikueshëm nga dokumentacioni që KQZ merr nga Gjykata e Tiranës.

Ndër të tjera ai theksoi se nuk është KQZ-ja institucioni që vendos se kush e përfaqëson një parti politike.

“Ne kemi komunikim institucional me PD-në. Deri në momentin që flasim përfaqësues i PD në KQZ është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Kemi komunikime të karakterit profesional qoftë me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë të PD. Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacion në KQZ. Në kuptimin është apo nuk është ky person me tagër për të sjellë në emër të PD-së kërkesa të ndryshme, propozime.  Sot është përfaqësues i PD-së në KQZ, janë përfaqësues dy zotërinjtë të cilët unë përmenda. Do jenë këta nesër, pasnesër në vijim nuk e them dot. Autorizimi që ata kanë është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor.
Ky legjitimitet është i verifikueshëm nga dokumentacioni që KQZ merr nga Gjykata e Tiranës.
Kjo është një çështjes që nuk e vendos KQZ-ja se kush përfaqëson një parti politike, është një institucion tjetër dhe ne do të vlerësojmë në momentin që do të kemi këto kërkesa çfarë legjitimiteti ka ky apo ai person”-tha Celibashi.

Pas