Aktualitet

Kurti në Slloveni: BE bëri padrejtësi ndaj Kosovës duke mos liberalizuar vizat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:22 - 06/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një prononcim për media pas arritjes në Brdo të Sllovenisë ku po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij, Kurti përsëriti që Kosovës i është bërë një padrejtësi e madhe nga BE-ja për mosliberalizimin e vizave, megjithatë ai tha se mbetet me shpresë se Unioni do të mbajë fjalën e dhënë.

“Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tonë që vuajtën shumë. Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi si projekti më i rëndësishëm politik dhe proces historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Kurti.

Po ashtu Kurti theksoi se BE duhet të vazhdojë zgjerimin me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që të bëhet Europë.

“BE duhet të vazhdojë zgjerimin për t’u bërë Europë dhe gjashta e Ballkanit Perëndimor është rajoni që BE-së i mungon të bëhet Europë. Ne jemi në Europë, por BE-ja duhet të bëhet Europë.”, tha Kurti./Opinion.al

Pas