Aktualitet

Nisin sot aplikimet për lotarinë Amerikane, çfarë duhet të dini


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:24 - 06/10/21 |
Opi Nion

Këtë të enjte në orën 12:00 do të hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane.

Ndërkohë, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se aplikimet do të mbyllen në 9 nëntor, në të njëjtin orar.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 9 nëntor 2021, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5)”, thuhet në njoftim.

Duhet theksuar se aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë, ndërsa kriteri bazë është se aplikanti duhet të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të ketë dy vjet eksperiencë e pune. Për të lexuar kushtet e plota të vendosura nga Ambasada Amerikane mund të klikoni në link-un: https://al.usembassy.gov.

“Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë. Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm ose dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës’, thuhet në njoftim.

Pas